Gazetarja bullgare, Viktoria Marinova njëherësh drejtuese e televizionit TVN është gjetur e vdekur këtë të shtune pranë bregut të lumit Danub në qytetin Ruse të Bullgarisë.

Mediat vendase raportojnë se Viktoria Marinova është përdhunuar, rrahur dhe pastaj është mbytur. Kanë qenë kalimtarët atë të cilët kanë konstatuar trupin e saj dhe kanë njoftuar autoritetet, ndërsa është identifikuar nga familjarët.

Autoritetet bullgare kane nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të plota të kësaj ngjarjeje që dyshohet se ka lidhje me detyrën e Marinovës, teksa krimi është dënuar nga Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, Harlem Desir, i cili bëri thirrje për një “investigim të plotë”.

Marinova pak ditë më parë intervistoi gazetarin investigativ rumun, Atila Biro dhe kolegun bullgar, Dimitar Stojanov,

të cilët u arrestuan kohë më parë teksa po hetonin shkatërrimin e dokumenteve që gjoja implikuan konsulentët lidhur me kompaninë e infrastrukturës GP Group për manipulimin e tenderëve të BE-së.

Në harkun kohor të një viti Marinova është gazetarja e tretë që ekzekutohet në mënyrë mafioze.

Një vit me parë u vra gazetarja malteze Dafne Caurana Galizia e cila po investigonte korrupsionin e zyrtarëve të lartë shtetëror si dhe gazetari investigativ sllovak Jan Kuciak.

Artikulli paraprak‘BABALJA’ REZULTOI MONTAZH, RAMA NXJERR SOT NË MBLEDHJEN E GRUPIT ‘SURPRIZAT’ PËR BASHËN
Artikulli tjetërRAPORTI/ NJË NË TRE VAJZA NGACMOHEN EDHE KUR JANË VESHUR ME UNIFORMËN E SHKOLLËS