Policia greke ka arrestuar një 31-vjeçar pakistanez pasi akuzohet se ka përdhunuar një 14-vjeçar shqiptar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Sofiko Korinthias, ku nëna e shqiptarit ia kishte besur në punë djalin e saj 31 vjeçarit.

Siç raportojnë mediat helene, gruaja jetonte në Megara, një qytet historik në zonën e Atikës. Ajo e dinte që 31-vjeçari pakistanez punonte në një biznes që punësonte të huaj dhe i kërkoi atij që të merrte edhe djalin e saj 14-vjeçar për të bërë punë.

Por në të gëdhirë të së premtes që shkoi, i mituri i tha të ëmës që pakistanezi e kishte përdhunuar në shtëpinë ku ata jetonin.

Menjëherë nëna shkoi në Korint ku bëri edhe denoncimin. Si pjesë e hetimeve, fëmija iu nënshtrua edhe një egzaminimi mjeko-ligjor, i cili arriti në përfundimin se fëmija kishte shenja përdhunimi.

Ndërkohë hetimet vazhdojnë për të zbardhur nëse i akuzuari ka qenë apo jo më parë i përfshirë, por gjithashu nëse persona të tjerë të punësuar në këtë biznes janë të ligjshëm dhe në çfarë kushtesh punojnë.

Artikulli paraprakKISHTE KTHYER SHTËPINË NË MAGAZINË CIGARESH KONTRABANDË, ARRESTOHET
Artikulli tjetërPLAGOSËN DY PERSONA ME MJETE TË FORTA,ARRESTOHEN DY DHUNUESIT