Dyert e Pallatit të Sportit në qytetin e Shkodrës janë dëmtuar nga disa përfaqësues

të Partisë Socialiste të cilët janë përplasur me policinë bashkiake.
Përfaqësuesit e PS-së në tentativë për të hyrë me forcë në ambientet e pallatit janë përplasur me policinë bashkiake dhe për pasojë kanë prishur qepenin që ishte vendosur në derën e pallatit të sportit.

Pallati i Sportit është projektuar që për zgjedhjet e 30 qershorit do të jetë KZAZ-ja nr 2, por materialet zgjedhore ende nuk janë futur.

Disa ditë më parë Bashkia Shkodër njoftoi nëpërmjet një deklarate zyrtare se institucionet që janë nën administrimin e Bashkisë do të jenë në shërbim të qytetarëve dhe në to do të zhvillohen aktivitete të ndryshme.

Artikulli paraprak“PROJEKTI I GRUAS – FAMILJA NË ZHVILLIM”
Artikulli tjetërSHBA-BE: OPOZITA TË REFUZOJË DHUNËN DHE TË MOS PENGOJNË ZGJEDHJET E 30 QERSHORIT, DO JU VËZHGOJMË