Përfshihet nga flakët makinë në tunelin e Kërrabës

Para pak orësh një makinë është përfshirë nga flakët në tunelin e Kërrabës. Ngjarja ndodhi rreth mesditës në aksin rrugor Elbasan-Tiranë në dalje të tunelit. Një automjet tip Benz është përfshirë nga flakët. Nuk ka dëmtime në njerëz, ndërkohë që automjeti është shkrumbuar në pak minuta. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur zjarrfikëset ndërsa policia po punon për të zbardhur të vërtetën.

Artikulli paraprakGODITET GRUPI QË VIDHTE MAKINA, ARRESTOHEN SHTETAS NGA LAÇI
Artikulli tjetërLIROI TRAFIKANTIN ME 5 TON DROGË NË VLORË, KLD: HETIM GJYQTARIT