Në Shkodër ka përfunduar procesi i numërimit të votive edhe për këshillin bashkiak në katër KZAZ-të ashtu si në të gjithë vendit. Pas përfundimit të procesit të numërimit për kandidatin e PS për bashkinë Shkodër Valdrin Pjetri i cili mori 16.534 vota nga 28.215 vota që PS kishte marrë në zgjedhjet vendore të 2015-ës por në atë kohë në një palë zgjedhje të zhvilluara në një situatë normale me të gjitha forcat politike, u numëruan votat edhe për këshillin bashkiak.

Partia Socialiste mori 12260 vota ndërsa do të ketë nga rezultatet paraprake 38 këshilltar. Ashtu siç pritej forcë e dytë në këshillin bashkiak të Shkodrës do jetë partia social demokrate e cila nga rezultati paraprak mund të marrë 12 vende në këshill ndërsa partia socialiste e moderuar do të ketë vetëm një anëtar.

Disa vota morën edhe partia demokracia sociale apo bindja demokratike për këshillin bashkiak të Shkodrës por do e kën të vështirë të përfaqësohen për shkak se s’kanë kapur pragun e duhur. Në Malësinë e Madhe kandidati i PS Tonin Marinaj mori 7772 vota nga 10.336 që kishte në 2015 ndërsa kandidati i tij që kishte përballë Pjerin Spathari mori 493 vota ose 5.96%. Në Malësinë e Madhe PS mori 2854, surprizë është Partia për Unitet Kombëtar e cila doli e dyta me 1068 vota për të vijuar më pas me FRD me 536 vota, bindja demokratike me 513 vota, psd me 506 vota, PSM me 344 vota, PRDSH me 321 vota, PKD me 304 vota, AKD me 302 vota,

Majlinda Ndrecaj me 320 vota dhe AAK me 268 vota. Në Vau Dejës ashtu si në bashkinë Shkodër për herë të parë do të drejtojnë socialistët teksa kandidati Mark Babani mori 6223 vota. Si forcë politike PS për këshillin bashkiak të Vau Dejësit mori 2963 vota, PSD 23223 vota, PSM 481 vota, PDS 370 vota dhe ADK 255 vota.

Në bashkinë Pukë Gjon Gjonaj mori 3730 vota nga 3849 që kishte marrë në 2015 ndërsa për këshillin bashkiak surprizoi partia kristian demokrate e cila doli forcë e parë me 1092 vota ndërsa PS forcë e dytë me 1030 vita dhe më pas PSD me 617 vota, PDS 470 vota, PSM 172 vota dhe AAK 156 vota. Në bashkinë Fushë Arrës kandidati Fran Tuci mori 2462 vota nga 2715 që kishte në zgjedhjet e 2015.

Për këshillin bashkiak të Fushë Arrësit PS mori 770 vota, PKD 625 vota, PDRE 324 vota, PSD 237 vota, PASH 154 vota, ADK 152 vota dhe PSM 152 vota. Në të gjitha bashkitë e qarkut Shkodër pjesëmarrja ka qenë më e ulët se çdo zgjedhje të kaluara kjo për shkak të disa arsyeve të ndryshme dhe kryesisht mungesës së partive opozitare.

Artikulli paraprakLEZHË, KANDIDATI I BD AKUZA PER DYFISHIM TE VOTAVE
Artikulli tjetërZJARR NË ZONËN E ISH-BLLOKUT, EVAKUOHEN BANORËT E PALLATIT