Më shumë se 100 mijë shqiptarë jetojnë në Serbi. Këto të dhëna dolën nga censusi në Serbi, fakt që u konfirmua nga kryeshefi i Administratës Komunale të Preshevës, Hevzi Ramadani.

Ky i fundit saktësoi gjithashtu numrin total të personave të regjistruar në harkun kohor të 31 ditëve në Luginë.

Deri më tani në komunën e Preshevës raportohet për 95 mijë e 5 njerëz të regjistruar, në Bujanoc 54 mijë e 506 persona të regjistruar dhe në Medvegjë 8 mijë e 475 njerëz të regjistruar.

Shumica prej tyre mendohen të jenë shqiptar. Ndërkohë, ende pa u mbyllur si proces, censusi ka nxitur polemika. President serb, Aleksandër Vuçiç, gjatë javës së kaluar provokoi duke thënë se shifra që do të dalë nga regjistrimi i popullatës nuk do të tregojë numrin real të shqiptarëve në Serbi, pasi tha se shumë familje në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë regjistrojnë anëtarë që nuk jetojnë në Serbi.

Faktori politik shqiptar në Luginë reagoi duke dënuar këtë deklaratë dhe e ngriti si shqetësim në institucionet ndërkombëtare.

Artikulli paraprakTRANSPORTONTE 17 KG LËNDË NARKOTIKE ME MAKINË, ERA E FORTË E KANABISIT ‘TRADHËTON’ 40-VJEÇARIN SHQIPTAR NË SPANJË
Artikulli tjetërULEN SHIFRAT E COVID-19, 3 RASTE TË REJA NË 24 ORËT E FUNDIT, ASNJË VIKTIMË