Në ambientet sportive të Kolegjit “Hasan Riza Pasha” eshte zhvilluar finalja e Kampionatit Pranverore mes shkollave 9 vjecare te bashkise Shkoder.

Specialisti i DAR Shkoder Entri Cako teksa falenderoi gjithe aktoret qe kane kontribuar ne realizimin e ketij kampionati ai tha se te kete vit kane marre pjese me shume se 2200 nxenes. Nderkohe per perfaqesuesin e QKF Agim Troshani ne kete kampionat vihet re jo vetem rritja e cilesise se nxenesve ne lenden e edukimit fizik, por edhe nje pjesmarrje e gjere e shkolave te fshatit .

Ky organizim me nxenës të shkollave 9 vjecare të qytetit synon të përfshijë të rinjtë në sa më shumë aktivitete sportive. Nga viti ne vit organizatoret po e kthejne këtë aktivitet në një arenë gjithpërfshirëse për të gjitha moshat dhe fëmijet e shkollave 9 vjecare. Nderkohe per shkollat fituese u ndane certifikata, medalje dhe kupat perkatese.

Artikulli paraprakVELIPOJA NË PRAG TË SEZONIT, MBETJET “BLLOKOJNË” RRUGËN
Artikulli tjetërVLLAZNIA SHKON PËR PIKË NË VLORË