Rruga Ura e Mesit- Drisht në Njësinë Administrative Postribë, i është nënshtruar rikonstruksionit. Sinjalistika horizontale dhe ajo vertikale, ka shënuar fundin e punimeve për lotin e parë.Projekti i Bashkisë së Shkodrës, me një vlerë 11.4 milion lekë, parashikonte 4240 metër katror asfalt në një gjatësi lineare të rrugës 1100 metër, punime për kanalizimet e ujrave të bardha, tombino,sinjalistikë vertikale e horizontale.

Ky aks, përveç lehtësive që sjell në qarkullimin e njerëzve, mallrave e mjeteve, hap mundësi të reja edhe për turizmin, duke patur si atraksion kryesor kalanë e Drishtit por edhe mjaft vlera të tjera që pritet të zbulohen nga ata që do ta vizitojnë.

Artikulli paraprakDRISHT, BANORËT: TË BËHET PJESA TJËTËR E RRUGËS
Artikulli tjetërLEZHË, ARRESTOHET 28-VJEÇARI ME 6 KG KANABIS SATIVA