Serbia ka arritur të mundë Kosta Rikën me një rezultat 1-0. Autori Aleksandar Kolarov i ka dhënë fitoren kombëtares e tij në minutën e 56.

Ndeshja ishte e vlefshme për grupin E të Botërorit ku për momentin Serbia kryeson grupin. Në orën 17:00 pritet të luhet ndeshja Gjermani-Meksikë.

Kosta Rika dhe Serbia përballen për herë të parë në historinë e tyre. Kosta Rika merr pjesë në një Kupë Bote për herë të pestë ndërsa katër vite me parë arriti në fazën me eliminim direkt .

Goli i shënuar nga Aleksandar Kolarov për Serbinë në minutën e 56.

Keylor Navas, Bryan Ruiz apo edhe Campbell janë lojtarët më të spikatur në “ La Sele”. Trajneri Oscar Ramirez është I lumtur por njëkohësisht ndien edhe një përgjegjësi të madhe që drejton skuadrën në këtë Kupë Bote.

Nga ana tjetër Serbia e gjeneratës së re është gati për Botërorin . Në skuadrën ballkanase ka disa yje që luajnë me ekipet më në zë në Europë por ai që ka shkëlqyer më shumë është laciali Sergei Milinkovic Savic.

Kapiteni i Serbisë Alexander Kolarov e cilëson shumë të rëndësishme ndeshjen debutuese ndaj Kosta Rikës duke thënë: “ Kjo ndeshje është shumë e rendësishme për ne pasi do të përcaktojë se si do të shkojmë në ndeshjen e radhës ndaj Zvicrës “ e mbyll Kolarov.

Kosta Rika-Serbi do luhet në orën 14:00 në Në emisionin ‘Botërori +’, është plotësuar edhe skedina e ditës për rezultatet e ndeshjeve që do të luhen ditën e sotme .

Artikulli paraprakDHUNONTE GRUAN, ARRESTOHET 37-VJEÇARI
Artikulli tjetërDASH THIRRJE PËR TË SHMANGUR TURIZMIN NË RUSI