Gafë në mbrojtje, shënon Italia autori i golit Candreva i Interit

SHKODER – Italia kalon në avantazh në minutën e 74 të takimit me anë të Candrevës i cili përfitoi nga një shpërqendrim i mbrojtjes, duke shënuar golin e parë për “axurrët”. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura. Kronologjia e ndeshjes: 1’- Ka nisur takimi, Italia nis topin e parë nga qendra 7’- Italia zbret rrezikshëm në krahun e majtë, Insigne fut një top në qendër, i vëmendshëm Veseli, i cili largon rrezikun 10’ – Grezda gjuan nga jashtë zone, gjen Buffon në pozicion, i cili pret me siguri. 20’ – Immobile në zonë ka një rast të mirë, por gjuajtja e tij pritet nga Berisha, i cili e largon topin për në goditje këndi. 27’ – Armando Sadiku i aktivizuar titullar në këtë takim, lëshon një predhë nga distanca në minutën e 27-të, duke vënë në vështirësi Buffon, i cili pret me vështirësi. 37’ – Aksion nga krahu i djathtë i Italisë, topi hidhet në zonë aty ku preket nga një mbrojtës kuqezi, me miqtë që pretendojnë për 11-metërsh. 42’ – Insigne provon nga jashtë zone me një gjuajtje të befasishme me të djathtën, paksa mbi traun e Berishës. 45+1′ – Mbyllet pjesa e parë me rezultatin 0-0. 46′ – Sapo nis pjesa e dytë, Roshi gjuan bukur, reagon Buffon. 56’ – Kuqezinjtë rezistojnë mjaft mirë, duke mos i lejuar hapësira 4 herë kampionëve të Botës. 62’ – Kundërsulm i italianëve, Insigne futet në zonë dhe gjuan fort, pret në pozicion Berisha. 63’ – Grezda vepron mjaft bukur, shkarkon të djathtën nga 25 metra, reagon mrekullisht Buffon. 73’ – GOOOOOOL.. Gabim në mbrojtje i kuqezinjve, topi shkon te Candreva i cili gjuan menjëherë dhe shënon golin e avantazhit për Italinë.

Artikulli paraprakHYRJA E TIFOZEVE NE STADIUM RADHE DHE KONTROLLE TE RREPTA TE TIFOZEVE
Artikulli tjetërSTAR SPORT – 09.10.2017