Pas 30 viteve, banorët e zonës Berdicë të Siperme, do të lëvizin në një rrugë me standarte optimale.Falë investimit të Bashkisë së Shkodrës, është mundësuar sistemimi dhe asfaltimi i kësaj rruge, e cila ka një densitet të lartë banorësh në gjatësinë e saj.

Me një fond 6,7 milion lekë të reja, është bërë e mundur të ndërtohen kanalizime të ujrave të bardha, bordura, vepra arti si tombino dhe kanale kullimi, 1200 metër katror asfalt, sinjalistikë vertikale dhe horizontale. Gjatësia e rrugëve të rikonstruktuare në Njësinë Administrative Berdicë, kalon 4 kilometër gjatësi.

Artikulli paraprakKANALI I SHTODRIT ME BAGËTI TË NGORDHURA
Artikulli tjetërISH-POLICI: SHTETI NUK MË PAGUAN DETYRIMET