Përfundon sot numërimi i popullsisë dhe banesave në të gjithë vendin. Censi nisi në 18 shtator të këtij viti dhe duhet të përfundonte në 30 tetor, por u shty nga INSTAT për shkak se nuk ishin numëruar të gjitha qytetet e vendit.

Përgjatë këtyre javëve qytetarët janë pyetur në lidhje me familjen, punën, arsimin si dhe për fenë, gjuhën dhe etninë.

Për të bërë regjistrimin e popullsisë dhe banesave në terren janë angazhuar më shumë se 5200 anketues, ndërsa rezultatet finale të këtij censi do të publikohen vitin e ardhshëm.

Sipas ligjit “Për Censin e Popullsisë dhe të Banesave”, të gjithë qytetarët në moshë madhore mbi 18 vjeç janë të detyruar t’u përgjigjen pyetjeve të censit.

Ky është censi i 12 që zhvillohet në vend që nga viti 1923, Kostoja do të jetë 16.5 milionë euro, dhe është i rëndësishëm edhe për zhvillimin ekonomik. Censi i fundit është zhvilluar në vitin 2011, ku rezultoi se popullsia banuese ishte 2,821,977, me një rënie prej 8%, nga Censi 2001.

Artikulli paraprakSHQIPËRIA PRANË KUALIFIKIMIT, PREZANTOHET TOPI ZYRTAR I EURO 2024! I VJEN NË NDIHMË EDHE VAR-IT
Artikulli tjetërLIBËR, DHUNA NDAJ GRAVE , DËMET NË NATYRË