Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka përfunduar takimin me kreun e Rithemelimit Sali Berishën. Meta tha se ishte një takim i frytshëm e shtoi se rruga e protestave është e domosodoshme.

‘Rruga e protestave është një rrugë e domosdoshme ku e gjithë shoqëria do të shprehë edhe ndjeshmërinë e saj për këtë situatë të kapjes së shtetit dhe të korrupsionit. Vendimi ynë është përshkallëzim i luftës kundër korrupsionit. Vazhdimi pandërprere i angazhimit tonë për te denoncuara aferën e djegëseve dhe vendosjen e përgjegjësve kryesor të kësaj afere para drejtësisë.’- tha Meta.

I pyetur në lidhje me procesin zgjedhor për kryetar Partie në PD, Meta e anashkaloi duke thënë se kishte një takim me liderin e PD-së (Sali Berisha), duke lënë të kuptohet se nuk i intereson.

‘Ishte një takim shumë i frytshëm me liderin e PD-së edhe uroj dhe besoj se të gjithë demokratët opozitarët të jenë atje ku duhet në vijën e para të ballafaqimit me këtë regjim.’- tha Meta.

Artikulli paraprak7 DEPUTETË TË PD-SË KËRKOJNË ANULIMIN E ZGJEDHJEVE PËR KRYETAR, BARDHI MBLEDH ME 27 KORRIK KËSHILLIN KOMBËTAR
Artikulli tjetërBALLA TAKIM ME PROKURORIN E PËRGJITHSHËM : DUA MBËSHTETJEN E PROKURORISË NË GODITJEN E ‘TË FORTËVE’ DHE RRJETEVE TË SHPËRNDARËSVE TË DROGËS