Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç kanë përfunduar takimin e tyre në Shtëpinë e Bardhë.

Hoti deklaroi për mediat se nesër pritet të finalizohet diskutimi që kanë pasur delegacionet e shteteve gjatë dialogut në Uashington.

“Jemi takuar me O’brien dhe Grenell. Kishim një takim me presidentin serb gjithashtu. Nesër presim të finalizojmë këtë diskutim që patëm sot”, është shprehur Hoti.

Më tej Hoti u shpreh i bindur se nuk ka marrëveshje të dëmshme që propozohet nga Shtëpia e Bardhë.
“Një gjë mund t’iu them që marrëveshje të dëmshme dhe të papranueshme asnjëherë nuk kanë ardhur dhe nuk do të vijnë nga Shtëpia e Bardhë”, ka thënë Hoti.

“E kemi bërë një progres në çështjet ekonomike dhe kemi bërë një hap të madh”.

Gjithashtu, Hoti deklaroi se nuk është shtruar e as nuk do të shtrohet në tavolinë cështja e diskutimit të territoreve. “As nuk është shtruar e as nuk do të shtrohet në tavolinë çështja e shkëmbimit të territoreve”, ka thënë Hoti. “Ju nesër do të shihni marrëveshjen sepse kështu është diskutuar”, shtoi Hoti.

Artikulli paraprakRAMA PRANON FTESËN E METËS, NESËR ME BALLËN NË PRESIDENCË PËR DATËN E ZGJEDHJEVE
Artikulli tjetër‘’NJOHJE RECIPROKE’’, ZBARDHET PIKA 10 E LETRËS QË IU VENDOS PARA VUÇIÇIT NË TRYEZËN E UASHINGTONIT