Në disa qarqe ka përfunduar procesi i numërimit të votave, ndërsa në disa bashki vijon ende . Në Qarkun e Shkodrës ka përfunduar numërimi i kutive të votimit në Malësi të Madhe, Vau-Dejës, Pukë dhe Fushë-Arrëz. Kështu Tonin Marinaj merr mandatin e dytë në Malësinë e Madhe. Kandidati i PS ka marrë 7,772 vota, ose 94.4 % të votave e ndërsa kundërshtari i tij, Pjerin Spathari numëron 493 vota ose 5.96% të votave.

Në këtë bashki u numëruan 80 qëndra votimi. Marinaj u zgjodh në krye të Bashkisë në zgjedhjet lokale të vitit 2015, si përfaqësues i Partisë Socialiste dhe i koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane”. Ai u bë pjesë e politikës lokale pas aktivitetit të tij si biznesmen prej më shumë se 20 vitesh.
Edhe në Vau-Dejës është mbyllur numërimi i votave ku u shpall fitues Mark Babani, i cili nuk kishte rvial në këtë garë.

Babani mori 6223 vota ose e përkthyer në përqindje 34 % të votave . Ndërkohë u numëruan 53 qendra votimi . Babani do të drejtojë Bashkinë e Vaut të Dejës për 4 vitet e ardhshme.

Ndërkohë pa kandidat përballë Gjon Gjonaj u shpall fitues i bashkisë së Pukës, pasi mori 3730 vota i cili ka arritur të marrë një tjetë mandat në Pukë. Në këtë bashki në total u numëruan 25 qendra votimi.

Edhe në Fushë-Arrëz janë numëruar 16 kutitë e votimit. Kandidati i PS-së, Fran Tuci ka marrë 2460 vota ose 32. 27 përqind të votive . Tuci ka arritur që të marrë një tjetër mandat në Fushë-Arrëz.

Artikulli paraprakMEDIAT E HUAJA, ZGJEDHJE TË LIRA PA OPOZITËN
Artikulli tjetërPD VAU DEJËS: JANË MANIPULUAR VOTAT