Britania e Madhe është bërë vendi i parë që miratoi pilulën “Mulnopiravir” në luftën kundër koronavirusit të prodhuar nga kompania “Merck”, e cila është vërtetuar se rrit ndjeshëm imunitetin e pacientëve duke shmangur në një pjesë të madhe humbjen e jetës.

Britanikët kanë porosituar 480 mijë kuti të kësaj pilule nga kompania “Merck”, e cila vetëm një muaj më parë konfirmoi përmes testeve të kryera se ilaçi jep efekte maksimale.

Por sa kushton ky ilaç dhe a është i përballueshëm?

Mësohet se një kuti nga ilaçi në fjalë kushton rreth 700 dollar, ndërsa një pilulë rreth 18 dollarë. Çdo kuti ka 40 pilula brenda saj.

Artikulli paraprakMINISTRIA E SHËNDETËSISË PUBLIKON SHIFRAT, JA SA RASTE DHE VIKTIMA NË 24 ORË
Artikulli tjetërAKSIDENTI I KINEASTES NGA ALEX BALDWIN/ ‘THE ROCK’ MERR VENDIMIN…