Byroja e Kuvendit ka përjashtuar për pesë ditë jashtë seancave plenare deputetin socialist Erjon Braçe dhe ata demokratë Arben Ristani, Edi Paloka dhe Roland Keta.

Ndërsa për ish-Kryeministrin Sali Berisha Byroja është mjaftuar vetëm me vërejtje. Vendimi i Byrosë ka të bëjë me sherrin e ditës së enjte në seancën plenare, ku Erjon Braçe u përplas fort me ish-kryeministrin Sali Berisha. Ky i fundi e akuzoi se ka përfituar tendera bashkë me kryebashkiakun e Divjakës, ndërsa Braçe lëshoi një lumë akuzash dhe fyerjesh. Kjo solli tension në sallë dhe deputetët Edi Paloka dhe Roland Keta tentuan të dhunojnë Braçen, gjë që solli mbylljen e seancës. Lidhur me vendimin e Byrosë reaguan deputetët Edmond Spaho dhe Erjon Braçe. Për Spahon është e papranueshme të tolerohet gjuha vulgare e zotit. Braçe ndaj opozitës.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakPRESIDENTI I MAQEDONISË NUK NDËRRON MENDJE, FALËN POLITIKANËT E INKRIMINUAR
Artikulli tjetërKARIM BENZEMA NUK DO TË JETË PJESË E “EURO 2016”