Perkeqesohet situate ne malin e Taraboshit

Situata nga zjarri është përkeqësuar në mallin e Taraboshit, flakët e të cilit po kërcënojnë zonën që nga pasditja e të mërkurës dhe tashmë i janë afruar antenave të televizioneve. Flakët janë vetëm 100 metra larg antenave të televizioneve, ndërsa është kërkuar ndihmë nga ajri si e vetmja mënyrë për të neutralizuar flakët, pasi terreni është shumë i vështirë për ndërhyrjen e zjarfikseve. Për momentin në vendngjarje po punojnë zjarrëfikset e Bashkisë së Shkodrës dhe Forcat Armatosura. Gjatë ditës së sotme një efektiv i zjarrfikëses ka rrezikuar jetën nga asfiksia. Mësohet se Jergj Rrahi, është asfiksuar dhe nga lodhja është rrëzuar në tokë. Për fat të mirë ai është dërguar në spitalin e Shkodrës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Artikulli paraprakVIHET NEN KONTROLL ZJARRI NE KODREN E ZEFJANES
Artikulli tjetërSHTOHEN VATRAT E ZJARRIT NE SHKODER.ZJARR DHE NE VERMOSH