Myftinia e Shkodrës zhvilloi gjatë së dielës tribunën fetare me temë “Përkujdesuni për Gratë Tuaja”.

Pjesë e aktivitetit ishte anëtarja e Këshillit bashkiak të Tiranës Albina Nanaj, e cila tha se feja Islame e vë gruan para përgjegjësive të mëdha që kanë të bëjnë me formimin dhe rolin e saj në Shoqëri. Teologia Ferzet Sytari tha se lejimi i gruas në politikë përkon me aftësitë e saj për t’iu përmbajtur rregullave të fesë. Të tilla organizime fetare me pjesëmarrjen e të rinjve, grave dhe shoqërisë civile do të vijojnë deri më datë 25 të këtij muaji që do të kulmojnë me një këndim Mevludi tradicional në Xhaminë e Plumbit.

Artikulli paraprak“ROJA E GJELBËR”, ARRESTOHEN NË FLAGRANCË DY SHTETAS
Artikulli tjetërKOPLIK, MBYLLET REPARTI I MATERNITETIT