Mbretëresha britanike Elizabeth II iu është bashkuar udhëheqësve botërorë, përfshirë presidentin amerikan Donald Trump dhe Kancelaren gjermane Angela Merkel, për të shënuar operacionin më të madh në histori, që çoi në përfundimin e Luftë së Dytë Botërore.

Mbëretëresha, Princi Charles, presidentë dhe kryeministra kanë duartrokitur veteranët, që kanë parakaluar pas një filmi që tregonte zbarkimin e trupave në Normandi.

Kryeministrja britanike, Theresa May është shoqëruar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në ngjarjet përkujtimore në Portsmouth.

Presidenti francez, Emmanuel Macron; kryeministri kanadez, Justin Trudeau; kryeministri australian, Scott Morrison; si dhe Kancelarja gjermane, Angela Merkel; si dhe udhëheqës dhe figura të tjera shtetërore kanë qenë pjesë e këtyre organizimeve.

Në orët e para të 6 qershorit të vitit 1944, më shumë se 150 mijë trupave aleate nga Britania, SHBA, Kanadaja dhe Franca, u nisën nga Portsmouthi dhe zonat e tjera të afërta për të filluar sulmet ajrore, detare dhe tokësore në Normandi, që çuan në çlirimin e Europës Perëndimore nga regjimi nazist.

Artikulli paraprakSPAK, BRENDA QERSHORIT VLERËSOHEN 24 PROKURORËT KANDIDATË
Artikulli tjetërCAKAJ NDRYSHON 50 DIPLOMATË,“HIQEN GJYSMA E PASAPORTAVE DIPLOMATIKE”