Koncertet e “Ahengu Shkodran” janë mbyllur me natën e tretë në shtëpinë muze të Oso Kukës në qytetin e Shkodrës. Nata e fundit iu kushtua kolosit të muzikës shkodrane, këngëtarit Shyqyri Alushi i cili u nda nga jeta pak kohë më parë.

Këngëtarët e rinj por edhe të tjerë të afrimuar kënduan këngët e Shyqyri Alushit jo vetëm për të nderuar këtë emër të madh të artit shqiptar por edhe për të ruajtur këto këngë tejet të bukura që këndoheshin dikur dhe që sot janë një pasuri e madhe e trashëgimisë kulturore

Këngëtari Shyqyri Alushi mori një mirënjohje pas vdekjes, ndërsa çmimin e mori djali i tij që dha disa mesazhe mes emocionesh.

Kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi, e pranishme tek ky koncert dha një falenderim për të gjithë ata artistë që për dekada kontribuan me krijimtarinë e tyre

Ilir Zoga, drejtues i orkestrës vlerëson interpretimin e këngëtarëve të rinj.

Drejtori artistik Bardhyl Hysa shprehet se këngët e Shyqyri Alushit por edhe gjithë artistëve të tjerë të mëdhenj jo vetëm se duhet të ruhen por edhe të mësohen nga gjithë të rinjtë dhe të vijojnë të këndohen kudo.

Ky është viti i 7-të i Ahengut Shkodran ndërsa do të vijojë edhe vitet e ardhshëm si një përpjekje për të mos e lënë që të humbasë një prej vlerave të mëdha të Shkodrës.

Artikulli paraprakVAU DEJËS, FESTOHET 1 TETORI NË SHTËPINË E TË MOSHUARVE
Artikulli tjetërTRE JETË TË HUMBURA PËR PRONAT NË DIBËR! VËLLAI QËLLON PËR VDEKJE VËLLANË DHE NIPIN, VRET VETEN