“Shkodra Jazz Festival” ka mbyllur edicionin e 10-të me një koncert të muzikës klasike në teatrin “Migjeni”. Instrumentistët e rinj të orkestrës “Scanderbeg Chamber Orchestra” të udhëhequr nga koncertmaestro Paçalin Zef Pavaci përmbyllën koncertet që nisën që me 17 gusht. Një prej momenteve emocionuese ishte simfonia e lamtumirës, një pjesë e cila jep gjithnjë mesazh për spektatorët

Pas koncertit maestro Paçalin Zef Pavaci është i lumtur që rikthehet sërish në qytetin e tij duke qenë se punon jashtë Shqipërisë

Gjatë këtij koncerti kishte edhe pak vështirësi për shkak të temperaturave të larta gjë të cilën masetro Pavaci e përmendi ndërsa shpreson që një ditë teatri “Migjeni” të ketë kushtet e duhura.

Florjan Jakaj, organizator i “Shkodra Jazz Festival” u shpreh se koncertet dhe “Rrok Academy” shërbyen edhe për t’i dhënë një mesazh publikut dhe të rinjve, artistë të ardhshëm.

Kryetarja e bashkisë Voltana Ademi kujtoi vitin e parë se si “Shkodra Jazz Festival” nisi mes shumë vështirësive

“Shkodra Jazz Festival” nisi më 17 gusht për të vijuar deri mbrëmjen e 1 shtatorit, 16 ditë me radhë duke zhvilluar koncerte të ndryshme dhe trajnime me të rinjtë e “Rrok Academy” për të ardhur tek koncertet e Jazz-it me emra të njohur të muzikës ndërkombëtare për t’i lënë vendin edicionit të 11-të që do jetë vitin e ardhshëm.

Artikulli paraprakMBYTET NJË PERSON NË SHËNGJIN
Artikulli tjetërLEZHË, GJENDET PORTRETI NË KISHËN E SHËN PREMTES