Pasditen e së dielës në ambjentet e Teatrit “Migjeni” u përmbyll edicioni i 17-të mbarëkombëtar dhe rajonal i interpretantëve të rinj të muzikës, Çmimi “Pjetër Gaci”.

Për tre ditë radhazi talentetet e reja të të gjitha moshave sollën interpretime të larmishme në piano, kanto dhe audicionin e harqeve. Fitues i çmimit u shpall Klaudio Zoto, i cili interpreton në violinçel.

E pranishme në dhënien e çmimit ishte edhe Tamara Gaci, bashkëshortja e kompozitorit Pjetër Gaci.

Ndërkohë të rinjtë u gjykuan nga një juri profesioniste, pikërisht kjo e fundit zgjodhi më të mirin duke e dekoruar me çmimin “Pjetër Gaci”.

Konkursi organizohet nga qendra kulturore Pjetër Gaci të teatrit Migjeni të qytetit të Shkodrës.

Qëllimi I këtij kompeticioni është evidentimi I talenteve të reja. Ndërkohë këtë vit u pa një pjesmarrje e lartë e konkurentëve jo vetëm nga Shkodra por dhe më gjerë.

 

Artikulli paraprakMES GROPAVE NË GRUDË TË RE
Artikulli tjetërDOSJA HABILAJ, SAIMIR TAHIRI NESËR NË 11:00 PARA GJYKATËS SË KRIMEVE TË RËNDA