Pas inspektimeve në terren të bëra nga Bashkia Shkodër, në Njësitë Administrative të përmbytura sipërfaqja totale ka arritur mbi 3670 Ha.

Njësia Administrative Dajç: 1415 ha , ka rritje të nivelit me 20 cm sipas Hidrometrit të Dajçit.Janë mbi 150 shtëpi te rrethuara nga uji. Nevojiten: furnizimi me ujë te pijshëm për banorët, pako ushqimore dhe nevoja minimale ditore prej 20 t baze ushqimore per gjënë e gjallë.

Njësia Administrative Ana e Malit: 1200 ha , ka rritje të nivelit të ujit.Në fshatin Obot kalimi bëhet i mundur me varka ndërsa në Lagjen Goricë kalimi bëhet i mundur vetëm me mjete të larta.Janë 177 shtëpi të rrethuara nga uji.

Nevojiten:furnizimi me ujë te pijshëm për banorët, pako ushqimore,130 palë çizme të gjata, 130 thasë miell për banorët e zonave të prekura dhe baza ushqimore për gjënë e gjallë.

Në njësinë administrative Bërdicë janë mbi 530 ha tokë e përmbytur.Janë 20 shtëpi të rrethuara nga uji.Nevojiten: furnizimi me ujë të pishëm për banorët, pako ushqimore dhe bazë ushqimore për gjënë e gjallë.

Në njësinë administrative Velipojë, janë të përmbytura mbi 340 Ha tokë :Janë 15 shtëpi të rrethuara nga uji.Nevojiten: furnizimi me ujë të pishëm për banorët, pako ushqimore dhe bazë ushqimore për gjënë e gjallë.

Në zonën e Livadheve janë të përmbytura 115 ha. Në këtë rrugë ndodhen mbi 30 shtëpi me prezencë uji afër oborreve të tyre.Nevojiten: furnizimi me ujë të pishëm për banorët, pako ushqimore dhe bazë ushqimore për gjënë e gjallë.

Në këtë moment 27 persona janë të akomoduar në konvikt. Gjithashtu Bashkia Shkodër ka bërë të mundur edhe lëvizjen e banorëve dhe akomodimin e tyre tek të afërmit e tyre.

Nevojat për bazë ushqimore , për blegtorinë, në zonat e përmbytura janë Imediate dhe paraqiten si më poshtë:

1. Koncentrat 220 t
2. Bar i thatë 300 t
Nga ana tjetër, duhet të merren masa për furnizim me klor për dizefektim për zonat e përmbytura pas tërheqjes së ujit.

 

Artikulli paraprak“EKSODI” NË LSI, PS RIMERR SHUMICËN NË KËSHILLAT E 5 BASHKIVE
Artikulli tjetërRRITET ME 10 CM GJATË NATËS NIVELI I UJIT NË FSHATIN OBOT