Në një kohë kur banorët e nenshkodrës protestojnë ende sot për demshperblimet e permbytjeve 2010-2011, moti na vë përballë një tjetër situate.

Zonat më të dëmtuara nga përmbytjet sic është zona e obotit dhe e dajcit, preken sërish nga përmbytjet e tokave bujqësore. Të paktën gjatë kësaj të enjteje raportohen rreth 1000 ha nën ujë në zonën e nënshkodrës, një situatë e cila sjelle frikë dhe pasiguri për ato banorë të cilat preken sa herë ka reshje shiu dhe shfryrje të hidrocentrave . Një situatë që e përkthyer ndryshe është edhe një këmbanë alarmi, për ato që dëgjojnë dhe kanë përgjegjesi për të gjithë territorin, për Qeverinë Shqiptare që duhet të marrë masat e menjehershme në mënyrë që përmbytjet të mos jenë më katastrofike ashtu sic ishin për shkodrën, dhë të lihen menjanë fenomenet e natyres, por gjithsecili të marrë përgjegjësitë që i takojnë. Një përmbytje e paraljmëruar, nga banorët e përmbytur edhe vite më parë, të cilët edhe pse sot protestojnë për dëmshperblimet, kërkojnë edhe marrjen e masave në mënyrë që ato pak pasuri të ringritura pas 2011-tës të mos përfshihen sërish nga të tjera përmbytje. Një apel për institucionet shteterore që të ndërmarrin investime konkrete në mbrotje të këtyre zonave që janë një pasuri e të gjithëve, dhe jo sa herë ka reshje shiu, SHkodranët të jenë me sytë nga qielli duke u lutur që Hidrocentralet, Drini dhe Buna të mos fryhen e më pas të bëhen zot të pronave të tyre

Artikulli paraprak101 FAMILJE RREZIKOJNË PËRMBYTJEN, PREFEKTI RADOVANI THOTË SE PO MERREN MASA
Artikulli tjetërKUVENDI PËRFSHIHET NË DEBATE EDHE PA OPOZITËN, REPLIKA RAMA – DULE