Ministria e Punëve të Jashtme ka ndjekur me vëmendje dhe shqetësim situatën e krijuar në Maqedoni, si pasojë e reshjeve të pazakonta, që përmbytën mbrëmjen e djeshme Shkupin dhe Tetovën, duke shkaktuar një numër viktimash dhe dëme të mëdha materiale.

Ministri Bushati ka biseduar sot me zëvëndës Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm Nikola Poposki, zëvëndës Kryeministrin dhe Ministrin e Integrimit Arbër Ademi, si dhe me Kryetaren e Komunës së Tetovës Teuta Arifi. Në emër të qeverisë dhe Kryeministrit Edi Rama, Ministri Bushati shprehu ngushëllimet më të ndjera për familjet e viktimave dhe përcolli solidaritetin e Shqipërisë në këto momente të vështira. “Shprehim gadishmërinë e plotë për të mbështetur autoritetet qendrore dhe vendore të Maqedonisë për tejkalimin e kësaj situate të rëndë humanitare”, theksoi Ministri Bushati.

Artikulli paraprakZAHO NE GJURMET E TE ATIT….
Artikulli tjetërKELMENDI VENDOS REKORD NE LOJRAT OLIMPIKE