Përndjek 16-vjeçaren e godet policinë, arrestohet shpërndarësi i picave

Përndoqi në mënyrë të vazhdueshme për dy javë një 16-vjeçare, të cilës i kërkonte lidhje intime, por e mitura e denoncoi dhe policia e vuri në pranga. Kjo është historia e 26-vjeçarit Klauden Muçogllava, i cili u arrestua nga forcat e komisariat nr.6 , pasi përndiqte të miturën në zonën e ‘Unazës së Re’ në kryeqytet. I riu punonte si shpërndarës picash dhe mësohet se shpesh herë i shkonte vajzës në shtëpi me preteksin për t’i dërguar ushqim. E friksuar nga kjo situatë, vajza ka kërkuar ndihmën e policisë dhe uniformat blu kanë organizuar kapjen në flagrancë të të riut në shtëpinë e të miturës. Në momentin e përballjes me policinë, Klauden Muçogllava ka kundërshtuar dhe goditur me mjete të forta efektivët, ndërsa nga kontrolli fizik atij iu gjet edhe një sasi kanabisi. Përveç akuzës së përndjekjes, i riu akuzohet edhe për kundërshtim të punonjësit të policisë dhe prodhim e shitje narkotikesh.

Artikulli paraprakGJYKATA RRËZON KËRKESËN E BASHKISË PËR “VELIERËN”
Artikulli tjetërGODITI INFERMIERIN, ARRESTOHET 30-VJEÇARI