Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-Tiranë pranë fshatit Bradashesh, ku janë përplasur dy automjete.

Mësohet se si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy persona. Të lënduarit janë të dy drejtues të automjeteve që u përfshinë në aksidentin “kokë më kokë”, H.F., 24 vjeç me makinën “Benz” dhe A.K., 40 vjeç që drejtonte një “Ford”.

Nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti, ndërsa raportohet se bllokuan përkohësisht trafikun. Sakaq, policia ka arritur menjeherë në vendngjarje dhe ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Njoftimi i policisë:
Elbasan
Informacion paraprak
Në aksin rrugor Elbasan- Metalurgji, mjeti tip “Benz” me targa AA 641 PU, me drejtues shtetasin H.F., 24 vjeç, banues në lagjen “Xhami”, Peqin, është përplasur me mjetin tip “Ford” me targa AA 362 TR me drejtues shtetasin A.K., rreth 40 vjeç, banues në Elbasan.

Si pasojë janë aksidentaur të dy drejtuesit e mjeteve, të cilët janë transportuar në Spitalin e Elbasanit, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendgjare dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Artikulli paraprakSHKODER,VETEPLAGOSET NJE 40 VJEÇAR
Artikulli tjetërNË DITËN E 36-TË TË PROTESTËS, BASHA: HESHTJA E AUTORITETEVE SHQIPTARE E PAJUSTIFIKUESHME