Përplasen dy automjete në Thumanë, vdes në vend i riu

Një i ri mbeti i vdekur në një aksident rrugor në Thumanë. Ngjarja ndodhi pranë fshatit Bushnesh, ndërsa viktima është identifikuar si shtetasi me iniciale E.A. Ky i fundit po udhëtonte me makinë e drejt banesës në Bushnesh kur u përplas nga një automjet tip ‘Mercedez Benz’. Përplasja ka rezultuar fatale për të riun që gjeti vdekjen e menjëhershme. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Artikulli paraprakBASHA: SA E DO RAMA DREJTËSINË E TREGOI SKANDALI TAHIRI
Artikulli tjetërVIZA TË BARDHA 3-DIMENSIONALE PËR TË SHMANGUR AKSIDENTET