Tre persona mbetën të plagosur në një aksident rrugor të ndodhur në aksin Elbasan-Peqin.

Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, ndërsa në aksident është përfshirë edhe një person që lëvizte me biçikletë.

Për pasojë – thotë policia në një njoftim paraprak – kanë mbetur të dëmtuar tre persona të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Elbasanit.

“Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit”, thotë policia.

Të plagosur mbetën 57-vjeçari me inicialet A.A, një 24-vjeçar T.H dhe një grua e cila mësohet se është shtatzënë. Ajo është 21-vjeçarja me inicialet M.H, banuese në Spille të Kavajës.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakE VRAU ME ÇEKIÇ DHE HODHI NË LIQEN BABAIN, DOSJA NË GJYKATË
Artikulli tjetërU DORËZUA NË POLICI, ZBARDHET DËSHMIA E TË FEJUARIT TË KENGETARES