Një 45-vjeçar, punonjës i policisë bashkiake ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në Librazhd, ndërsa 3 persona të tjerë u plagosën.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të premte në në aksin rrugor Librazhd-Qaf Thanë, në fshatin Pishkash.

Sipas policisë janë përplasur mjetet tip “Benz” me mjetin tip “Ford”. Si pasojë drejtuesi i mjetit “Ford”, shtetasi Ardian Vreto rreth 45 vjeç, ka ndëruar jetë në Spitalin e Librazhdit.
Të plagosurit jane dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Artikulli paraprakKRYEMINISTRI SHQIPTAR I PËRGJIGJET ZDF: PADYSHIM, NJË SHPREHJE E TURPSHME
Artikulli tjetërTJETËRSIM PRONE, KLSH KALLËZON 6 ZYRTARË TË ISH-ZVRPP GJIROKASTËR