FOTO ARKIV

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Rinas-Kashar. Tre makina janë përplasur me njëra-tjetrën, duke lënë të plagosur gjashë persona, një prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Ngjarja është shënuar në aksin Rinas-Kashar, në afërsi të urës së Tiranës, ndërsa të plagosurit janë dërguar te Spitali Ushtarak, ku sipas policisë, pesë janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa një 23-vjeçare është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Informacioni paraprak i policisë:

Më datë 2306.2016, rreth orës 06:40, në rrugën e Rinasit janë përplasur tre mjete ku për pasojë janë dëmtuar 6 shtetas (S. B., 29 vjeç, A. B., 28 vjeç, O. M., 23 vjeçe, R. M., 22 vjeç, G. V., 22 vjeç, R. H., 51 vjeç).

Shtetasia O. M., 23 vjeçe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa shtetasit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje, po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Artikulli paraprakPAS SHIRAVE TË RRËMBYESHËM GJATË NATËS, MËSONI SE ÇFARË KA REZERVUAR MOTI PËR SOT DHE NESËR
Artikulli tjetër20 VITE NË TERREN, RAMA ULET NË GJUNJË E I PUTH DORËN GAZETARES SË VLORËS