Më datë 17.06.2018, rreth orës 17:20, në Fushë Milot, ka ndodhur një aksident automobilistik ku janë përfshirë 3 mjete,

konkretisht mjeti tip Benz me drejtues shtetasin B.D., mjeti tip Suzuki me drejtues shtetasin M.K. dhe mjeti tip Volkswagen me drejtues shtetasin I.T.

Për pasojë janë lënduar 5 shtetas, pasagjerë në mjetët e përfshira në aksident të cilët janë dërguar në spital ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Policia Rrugore në vendngjarje po menaxhon trafikun e krijuar nga bllokimi i rrugës nga aksidenti.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, po kryejnë veprimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Artikulli paraprakBOTËRORI 2018/ MEKSIKA MPOSHT GJERMANINË KAMPIONE
Artikulli tjetërMBETURINA PRANE REPARTIT USHTARAK ,SHQETESIM PER BANORET