Një aksident ka ndodhur në rrugën Dishnicë-Korçë, pranë fshatit Dishnicë,ku shtetasi B.Z., rreth 40 vjeç, banues në Pukë, duke drejtuar mjetin tip trajler është përplasur me mjetin tip “Honday” me drejtues shtetasin E. S., rreth 35 vjeç.

Ky i fundit u transportua në Spitalin Rajonal Korçë, dhe aktualisht është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor në vendngjarje po kryen veprimet dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Artikulli paraprakKOMITETI SHQIPTAR I HELSINKIT KUNDËR PAKETËS ANTI-KÇK: ANTI-KUSHTETUES, MBIVENDOSJE E SPAK DHE SHKEL TË DREJTAT E NJERIUT
Artikulli tjetërRINDËRTIMI, KONFERENCË PËR TRANSPARENCËN, AMBASADORËT ANGAZHOHEN PËR MBËSHTETJE