Katër ditë pas aksidentit në Postribë të Shkodrës, ka ndërruar jetë gruaja e moshuar e cila u përplas nga makina.

E moshuara me iniciale B. A. 82 vjeçe, banuese në fshatin Mes, ka ndërruar jetë një ditë më parë në spitalin Rajonal rreth orës 09:30, bënë me dije burime zyrtare nga policia lokale.

Ndërsa drejtuesi i mjetit që përplasi të moshuarën, 21-vjeçari E. B., banues në fshatin Kullaj, akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Aksidenti fatal për 82-vjeçaren ndodhi të premten e 24 gushtit në fshatin Postribë. Ajo u aksidentua nga një mjet tip “Volkswagen” i drejtuar nga i riu.

E moshuara u transportua në spital, por mundi të mbijetojë. Pas aksidentit të së premtes, policia njoftoi nisjen e një procedimi penal për drejtuesin e “Volkswagen”-it.

Artikulli paraprakTENTOI TË GRABISTE DY HUNGAREZË, KAPET NË FLAGRANCË 46-VJEÇARI NGA KOSOVA
Artikulli tjetërAKSIDENTET NË RRUGËT E QYTETEVE, PLAGOSEN DY FËMIJË