Shtatë anëtarë të ekuipazhit të anijes së marinës amerikane janë të zhdukur pas përplasjes së anijes së tyre me një tjetër anije tregtare në brigjet e Japonisë.

Mes të plagosurve është edhe oficeri komandues i USS Fitzgerald, i cili u dërgua me helikopter në spital. Përplasja skatërruese me anijen e konteniereve ndodhi rreth 104 km në jugperëndim të Yokosuka-s. Pamjet ajrore tregojnë dëmete rënda të anijes së marinës pas përplasjes, rrethorës 02.30 me orën lokale.

Shefi komandues i anijes Bryce Benson ishte në gjendje të qëndrueshme dhe u transferua në spitalin e forcave detare të SHBA-së në Yokosuka, bëjnë të ditur zyrtarët e marinës. Dy marinarë u dërguar me helikopterë në spital, ndërsa anija bëjnë të ditur zyrtarët po i drejtohet Yokosukës me fuqinë e saj, por me shtytje të kufizuar. Anija e mallrave me të cilën ndodhi përplasja kishte trefishin e anijes së marinës, po fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.

Artikulli paraprakJA PSE NE HEDHIM CDO GJË NË RRJETET SOCIALE
Artikulli tjetërDHUNOHET KRYEPLAKU I FSHATIT RRABOSHTË