
Gjykata e Lezhës ka dhënë dënimet në lidhje me përplasjen me armë të ndodhur në muajin prill të viti 2022 në fshatin Kallmet, ku u përfshi dhe ish kreu i Njesisë Administrative Besnik Simoni.Ky i fundit u gjet fajtor për veprat penale “Vrasja ne kapercim te kufijëve të mbrojtjes se nevojshme” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe u dënua me 6 vite e 6 muaj burgim.Ndërsa Altin Marku u dënua me 20 vite burg për veprat penale” “Vrasja me paramendim, e mbetur ne tentative” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Prokurori i çështjes Françesk Ganaj kishte kërkuar dënimin maksimal me 40 vite burg në total për dy të pandehurit, por trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtaret Aurel Arapi, Aldi Kareco dhe Migena Laska ju dha një masë dënimi më të bute me 26 vite e 6 muaj burg në total.Sipas dosjes hetimore ka qenë Altin Marku i cili ka qëlluar me armë zjarri plot 9 herë në drejtim të ish-funksionarit të pushtetit vendor Besnik Simoni, ndërsa ky i fundit i është përgjigjur me armë zjarri duke qëlluar 19 herë.Nga të shtënat të dy personat mbeten të plagosur, por 42-vjeçari Besnik Simoni ka mohuar në vazhdimësi të ketë qëlluar me armë zjarri ndaj bashkëfshatarit të tij, ndërsa dhe arma nuk është arritur të gjendet.
Përplasja me armë zjarri ndodhi mesditën e 1 prillit, në rrugën që lidh fshatin Kallmet me superstradën Lezhë-Shkodër.Fillimisht policia raportoi se ishte plagosur në një atentat, zyrtari i pushtetit vendor Besnik Simoni, por 4 orë me vonë blutë gjeten të plagosur në një banese në fshatin Kallmet të Lezhës dhe autorin shtetasin Altin Marku. Pas veprimeve paraprake hetimore, policia doli në konkluzionin se të dy personat kanë qëlluar në drejtim të njeri-tjetrit pa konflikteve për motive banale që kishin patur dhe ata u vunë në pranga.