Star Plus TV, ka zbardhur mbledhjen e grupseksionit të Partisë Demorkatike në Njësinë Administrative Rrethina, e cila u kthye në qëndër të opinionit publik, për një debat mes deputetëve Romeo Gurakuqi dhe Bardh Spahia.

 

Sekretari i Seksionit të PD në Shtoj, Haris Ivizku, pas insistimit të Star Plus për të zbardhur të vertetën e këtij diskutimi ka rrëfyer diskutimet që janë bërë në mbledhje. Ai është shprehur se nuk ka pasur përplasje mes deputeteve, por vetëm qëndrime të ndryshe.

Romeo Gurakuqi dhe Bardh Spahia, njihen si emrat e Bashës në Shkodër, por duket se motorët opozitës nuk janë ndezur njësoj për deputetet e Shkodrës çfare vertetohet edhe nga keto deklarata të cilat ç’orodisin edhe demokratët e Shkodrës.

Megjithatë tashmë PD e Shkodrës është në analizë të plotë për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare për të hedhur hapat për një opozitë të fortë deri në rikthimin në pushtet.

Artikulli paraprakARRESTOHET TRAFIKANTI SHQIPTAR I DROGËS
Artikulli tjetërPËRPLASET NGA MAKINA,BURRI NË LUFTË ME VDEKJEN