Një episod mes policisë kufitare franceze dhe autoriteteve italiane në një kamp refugjatësh mund të kthehet në incident diplomatic serioz.

Sot në zonën e Piemontes në Itali, aty ku ndodhet një qendër emigrantësh, kanë hyrë një grup policësh kufitarë francezë për të shoqëruar një emigrant që ishte kapur në anën tjetër të kufirit.

Por ndryshe nga rutina, forcat franceze kanë hyrë në ambientet e brenshme të stacionit, duke trajtuar pa respekt një emigrant, të cilin e kanë urdhëruar të kryejë disa analiza.

Kanë qenë drejtuesit organizatës joqeveritare që ndodheshin në godinë që kanë lajmëruar policinë vendase.

Çështja ka ndezur politikën italiane dhe Ministria e Jashtme ka thirrur me urgjencë ambasadorin francez në Romë Christian Masset. Sipas këtij të fundit, ekziston një marrëveshje e vitit 1990 mes dy shteteve që i lejon lëvizje të tilla pa shkelur juridiksionin.

Reagimi i poltikës italiane ka qenë i menjëhershëm dhe në kor kundër Parisit. Për kreun e Legës, Salvini ka thënë se diplomatët francezë duhen dëbuar nga Italia. Në të njëjtën frymë ka qënë edhe kreu i 5 Yjeve Di Maio, Forza Italia dhe të tjera parti ne vend.

Sipas tyre, kjo është shkelje e sovranitetit dhe institucioneve italiane, ndërkohë që Franca është përgjigjur se janë të gatshëm për çdo qartësim të situatës, pavarësisht se e quajnë episodin si legjitim.

Artikulli paraprakPROTESTA NË RRUGËN E KOMBIT, JEHONË NË MEDIAT NDËRKOMBËTARE
Artikulli tjetërDEPUTETËT E OPOZITË NË KOMISARIATIN E PUKËS