Policia bashkiake e Shkodrës dhe policia e shtetit janë përplasur në sheshin përpara bashkisë Shkodër.

Shkak janë bërë aktivitetet në të njëjtën ditë të bashkisë Shkodër për ditën e familjes ndërsa partia socialiste pretendoi për takimin e kryeministrit Rama me të rinjtë që është në po të njëjtin vend. Bashkia nisi hapjen e çadrës për aktivitetin sensibilizues por punonjësit e policisë tentuan që të mos e lejojnë duke pretenduar për nisjen e përgatitjeve për aktivitetin e kryeministrit Rama pasdite.

Pas 30 minutash diskutime e debate policia e shtetit është tërhequr dhe ka vijuar normalisht aktiviteti i bashkisë. Këtë kryebashkiakja Voltana Ademi e quajti një provokim të kryeministrit Rama. Kryebashkiakja u shpreh se aktivitetet do vijojnë në sheshin përpara bashkisë edhe pasdite dhe se nuk tërhiqet pavarësisht se edhe kryeministri Rama në videon e shpërndarë ka njoftuar se takimi do jetë në ora 17:00 përpara bashkisë Shkodër.

Partia Socialiste dhe kryeministri Rama janë tërhequr nga kjo përplasje pa shumë kuptim duke zhvendosur takimin me të rinjtë pak metra më tutje në sheshin tek prefektura për të mos patur ndonjë përplasje tjetër mes policisë bashkiake dhe policisë së shtetit. Në njoftimin e saj policia i ka bërë të ditur bashkisë me një shkresë në 12 maj se aktiviteti i PS do jetë përpara prefekturës ndryshe nga video që ka shpërndarë kryeministri Rama.

Artikulli paraprakZYRTARI I LARTË AMERIKAN MBËRRIN NË KRYEMINISTRI, TAKON RAMËN
Artikulli tjetërPËRPLASJA MES POLICIVE , VOLTANA ADEMI DEKLARATË PËR SHTYP