Përplasje midis forcave izraelite dhe palestinezëve, vriten tre vetë

Tre veta janë vrarë në zonën e Qytetit të Vjetër të Jeruzalemit në përplasje me forcat e sigurisë izraelite. Situata është acaruar pas rritjes së masave të sigurisë nga shteti hebre për ndalimin e kalimit të besimtarëve myslimanë në kompleksin Haram-esh Sharif, ku ndodhet dhe xhamia e shenjtë al-Aqsa. Çdo të premte besimtarët myslimanë palestinezë shkojnë në xhaminë al-Aqsa për të kryer lutjet sipas traditës fetare islame. Forcat policore të Izraelit kanë shtuar numrin e detektorëve metalikë. Palsetinezët kanë kërkuar vazhdimisht që ato të hiqen për të lejuar kalimin e lirshëm të tyre në zonën e shenjtë. Ministri palestinez i Shëndetsisë raportoi se Mohammed Abu Ranam dhe 17-vjeçari Mohammad Sharaf janë vrarë në pjesën lindore të Jeruzalemit në lagjet e At-Tur-it dhe Rasa l-Amud. Personi i tretë është vrarë në Ramallah. Forcat e sigurisë izraelite kanë vendosur masa të rrepta për kalimin e besimtarëve mysliamanë, vetëm burrat mbi 50 vjec dhe femrat. Gjithashtu ata kanë dislokuar 5 batalione ushtarake në Bregun Perëndimor. Shtimi këtyre masave ka revoltuar palestinezët të cilët janë hedhur në demonstrata duke sulmuar me gurë krahun policor dhe ushtarak izraelit. Përshkallëzimi I situatës ka detyruar presidentin e Autoritetit Palestinez të telefonojë presidentin amerikan për të ndërhyrë urgjentisht tek kryeministri Netanyahu për të hequr detektorët. Kompleksi I shenjtë Haram-esh Sharif (për palestinezët), ose Tempulli I Shenjtë për izraelitët,që përbëhet nga Kubeja e Shkëmbit dhe xhamia al-Aqsa ka prodhuar gjatë 50 viteve të fundit konflikte të panumërta midis izraelitëve dhe fqinjëve arabë. Në vitin 1967, në luftën 6-ditore Izraeli mori nën kontroll pjesën e Qytetit të Vjetër duke përfshirë dhe kompleksin e objekteve fetare. Qyteti I Vjetër simbolizon nacionalizmin dhe rezistencën palestineze. Krahu I ekstremit të djathtë të qeverisë së Netanyahut ka kërkuar shtimin e masave të rrepta sigurisë në zonën ku jetojnë palestinezët. Vendimi për vendosjen e detektorëve metalikë është influencuar nga ky fraksion politik brenda qeverisë izraelite. “Izraeli është i vendosur të ruajë status quo-në në Tempullin e Shenjtë dhe lirinë për të hyrë në vendet e shenjta , tha një zyrtar i sigurisë izraelite në një deklaratë.

Artikulli paraprakMOGHERINI: REFORMAT NË SHQIPËRI, KËRKESË E QYTETARËVE
Artikulli tjetërPOLICIA QËLLON ME ARMË NDAJ 2 SHQIPTARËVE.DO BENIN NJE VJEDHJE