Përroi i Gribës ka përmbytur një fuoristradë me tete persona brenda.

Pas shumë peripecish ata kanë mundur të shpëtojnë 8 persona ndërsa udhëtonin me një fuoristradë janë marrë nga uji në përroin e fshatit Gribë në Gramsh. Mësohet se automjeti me targë AA 649 AK ka tentuar të kalojë pas reshjeve të shumta të orëve të mëngjesit por si pasojë e ujit të rrëmbyeshëm është përmbysur dhe ka rrezikuar jetën e personave që ndodheshin në automjet. Mësohet se udhëtarët dhe drejtuesi kanë dalë në kohë ndërsa uji ka marrë automjetin. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë policia, zjarrfikëset dhe përfaqësues të Bashkisë Gramsh. Fatmirësisht udhëtarët nuk kanë pësuar dëmtime dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ekipi zjarrfikës nëpërmjet mjeteve ka arritur të nxjerrë pak kohë më vonë edhe automjetin e marrë nga uji. Përrenjtë e Gramshit përbëjnë një rrezik të madh për banorët sidomos gjatë reshjeve të dendura siç ka ndodhur 24 orët e fundit.

Artikulli paraprakZGJEDHJA E KREUT TE KQZ,KOMISIONII LIGJEVE DEGJON 5 KANDIDATET
Artikulli tjetërARRESTOHET NJE 80 VJECAR.NE BANESE I GJENDEN DROGE DHE ARME