Që nga viti 1996 është në funksion të personave me aftësi ndryshe në Shkodër kampi veror “Shpresa”. Çdo vit nga 1 korriku deri me 15 gusht kalojnë pushimet verore të ndarë në turne 15 ditëshe rreth 250 persona. Imzot Angelo Massafra Arqipeshkëv i Shkodrës vizitoi kampin, ndërsa vlerson përkushtimin e stafit si dhe të vullnetarëve që vijnë nga vendet e ndryshme të botës dhe kujdesen për këta persona…

Rrok Daka i cili që në vitin 1996 është vullnetar shprehet se kampin veror “Shpresa” në Velipojë po njeh rritje. Më e rëndësishme është shërbimi dhe mundësia që ju ofrohet këtyre personave për të shijuar plazhin.

Vullnetarët nga vendet e ndryshme të botës, si Spanja, Polonia, Italia dhe shtete të tjera por edhe emigrant nga vendet e lindjes thonë se ndjehen mirë duke kontribuar aty….
“Quhem Rehana dhe jam muslimane nga Pakistani, jetoj në Bolonja të Itali, kam ardhur me grupin e vullnetarëve, dhe ndjehem shumë mirë këtu sidomos kur mund të ofroj shëbimin tim për kët persona”.
“Quhem Emi dhe jemi një organizatë e quajtur ‘Paqe Tani’. Punojmë në Itali dhe në Afrikë, misioni ynë është që t’u mësojmë të rinjve vlerën e vullnetarizmit. Jemi organizatë laike jo fetare, jemi të përzier si grup, jemi nga komunitete të ndryshme sepse ne duhet të jetojmë të gjithë së bashku, pasi tani në Itali rreth 14% e popullsisë është e huaj, me fe të ndryshme dhe ateistë, por e rëndësishme është që të grumbullohemi të gjithë rreth një objektivi pavarësishte besimit fetar”.
Projekti “Shpresa” është hapur në fillimet e viteve 1990-të nga misionarja katolike Silvana Vignali me qëllim përkujdesjen e personave me aftësi ndryshe, ndërsa në vitin 1996 në Velipojë u hap kampi i parë veror për këtë kategori, që vijon edhe sot duke qenë i vetmi në Ballkan për këtë kategori personash.

Artikulli paraprakSIGURIA NË PLAZHE, MINISTRI BALLA THIRRJE PËRDORUESVE TË MJETEVE LUNDRUESE
Artikulli tjetërSEZONI TURISTIK NË FOKUSIN E POLICISË