Mbrëmjen e së shtunës në sheshin para katedrales “Shën Shtjefni” është zhvilluar ceremonia e përurimit të bustit kushtuar kardinalit të parë shqiptar, Mikel Koliqi. Përurimi i bustit erdhi në 30 vjetorit të krijimit të tij si kardinal. Arqipeshkëv i Ardioqezës Shkodër- Pult, Imzot Angelo Massafra, gjatë ceremonisë foli mbi kujtimet dhe figurën e Koliqit.
Nunci apostolic imzot Luigi Bonazzi, tha se jeta dhe veprimtaria e kardinal Mikel Koliqit është një shembull i mirë që tregon se duhet të qëndrojmë të bashkuar për një të ardhme më të mirë për popullin e vendit tonë.
Mikel koliqi ka shërbyer si ndihmës-famullitar, e pastaj si famullitar i katedrales së shkodrës. Koliqi u nderua së pari me titullin “pishtar i demokracisë”, më pas me titullin “nënë tereza” dhe, vetëm pak ditë para vdekjes, me titullin më të lartë “nderi i kombit”.