Kjo shtatore është shenjë falenderimi, mirënjohje, respekti e përkujtimi për martirët që komunizmi ua mori jetën vetëm e vetëm se deshën një Shqipëri të lirë e një popull që të besonte në Zot.

Përpara katedrales së Shkodrës u përurua shtatorja për martirët, shtatore të cilën e bekoi arqipeshkvi i dioqezës Shkodër-Pult imzot Angelo Massafra. Familjarët e martirëve e kujtojnë veprën e tyre dhe thonë se u masakruan për fe e atdhe nga regjimi i diktatorit Enver Hoxha. Autori i shtatores Agim Rada shprehet se kjo vepër e tij erdhi si dhuratë për Shkodrën. Pas bekimit të shtatorës që përkujton martirët e kishës katolike, u ndezën edhe qirinj si dhe lutjet shkuan për ta, familjet e tyre e gjithë popullin shqiptar.

Artikulli paraprakTHYHET AFATI I DYTË I RRUGËS BARDHAJ-POSTRIBË
Artikulli tjetërPROMOVOHET MONOGRAFIA “NËNTORI I BARDHË”