Gjykata e Romës ka dënuar me 5 vjet e 6 muaj burg italianin Tullio Simoncini, i cili ushtronte më mënyrë abuzive profesionin e mjekut në një klinikë private në Tiranë. Ai premtonte shërimin e tumoreve duke aplikuar një kurë me bazë bikarbonatin e sodës.

Gjykata e Romës e akuzon për abuzim në ushrimin e profesionit të mjekut e vrasje të qëllimshme ndaj pacientit italian 27 vjecarit Luca Ernesto Olivotto i cili vuante nga një tumor në tru. Tullio Simomcini ishte i përjashtuar nga Urdhëri i mjekëve italainë më vitin 2006, megjithatë ai vazhdonte ta ushtronte profesionin e tij në një klinikë të hapur në Tiranë. Ngjarja ka dnodhur më 2013 kur pacienti nga Katania e Italisë Luca Ernesto Olivotto iu nënshtrua në Tiranë kurës mjekësore antitumor me bazë bikarbonatin e sodës të ish mjekut Tullio Simoncini.

Dy ditë pas kurës ai ndërron jetë. Gjykata e Romës ka dënuar me dy vjet heqje lirie dhe Roberto Gandini, me profesionin kardiolog e bashkëpunëtor i Tullio Simoncinit.

Artikulli paraprakGRABITET FILIALI I POSTËS SHQIPTARE PRANË ISH STACIONIT TË TRENIT NË TIRANË
Artikulli tjetërÇIFTI GREKO-SHQIPTAR KAPET ME KOKAINË, E KISHTE FSHEHUR NË IKONËN E SHËN MËRISË