Një peshkatar në Florida mund të përballet me burgim të përjetshëm, pasi në anijen e tij të peshkimit u gjet një sasi e madhe droge prej 45 kg kokainë.

Burrit i quajtur Thomas Zachary Breeding, iu gjet droga teksa ishte duke peshkuar në Panama City, Florida. “Unë isha duke punuar si kapiten i anijes në linjën e gjatë jashtë Panam City, kur kam gjetur një paketë që përmbante 20 kg kokainë”, shkroi ai për News Herald. “Unë nuk e di se si droga erdhi në anije pasi kurrë në jetën time nuk jam përfshirë në tregtinë e drogës. Unë kam punuar vetëm si peshkatar komercial”, tha ai.

Pesë persona u arrestuan për rastin në verën e vitit 2016, nën akuzën e shpërndarjes së substancave të ndaluara. Të pesë personat janë në burg. “Kjo situatë ka ndryshuar jetën time dhe mënyrën e të menduarit dhe më bëri të vetëdijshëm për disa nga rreziqet që mund të gjenden në det të hapur”, shkroi burri së fundi nga burgu në Washington County, ku ai është duke u mbajtur. “Unë do të doja që të informoja njerëzit mbi rreziqet dhe se çfarë mund të bëhet nëse ndodheni në një situatë të tillë”, tha gjithashtu. Dënimi për ta do të shpallet më 16 shkurt, dhe burri rrezikon burgim të përjetshëm dhe një gjobë prej 4.28 milionë dollarë.

Artikulli paraprakTAHIRI: NISHANI NUK MBLODHI KËSHILLIN E SIGURISË PËR LAZARATIN
Artikulli tjetërSHEMBET MINIERA NË TROPOJË, FLITET PËR NJË TË VDEKUR