Duhet të bëni kujdes në konsumimin e peshkut.

Të gjitha llojet e peshkut që rritet në liqenin e Shkodrës këtë vit janë prekur nga sëmundja e cila quhet anemia infektive.Ndaj nëse konsumohet mundësia për helmim është pothuajse e sigurtë. Këtë e pohon Kryeveterineri I Qarkut të Shkodrës Selim Kraja I cili thotë se kjo sëmundje virale vjen si shkak I derdhjes së ujërave të zeza në liqen dhe mbetjeve të ndryshme Kraja ka edhe një thirrje për të gjithë konsumatorët që të tregojnë kujdes para se të blejnë këtë produkt, ndërsa tregon edhe sesi peshku mund të dallohet se është I infektuar. Sipas Krajës është e pamundur që kjo sëmundje të izolohet për shkak se në ujrat e liqenit nuk mund të hidhet asnjë ilaq.

Artikulli paraprakKANALET VADITËSE, DERI NE FSHATIN ME TË FUNDIT NË BUSHAT DHE HAJMEL
Artikulli tjetërSHKODËR, TENTUAN TË TRAFIKOJNË 19 SHTËTAS AFGANË, 1 ARRESTOHET TJETRI NË KËRKIM