foto ilustruese

Ndërron jetë një grua në plazh në Vlorë. Pushuesja 70-vjeçe ka pësuar arrest kardiak sapo ka hyrë mëngjesin e sotëm në det te zona e njohur si plazhi i ri. Edhe pse ndihma e parë iu dha me shpejtësi, pushuesja nuk ka mundur që të mbijetojë.

Gruaja që ndërroi jetë sot është viktima e tretë që shënohet këtë sezon turistik,pasi në 17 qershor sërish një 70-vjeçare u gjet e pajetë te plazhi i vjetër në Vlorë po si pasojë e arrestit kardiak, ndërsa në datë 11 po të këtij muaji humbi jetën po një 70-vjeçar nga Kosova në Durrës për këto shkaqe.

Artikulli paraprakPUTIN LIRON NGA “BURGU” BALENAT VRASËSE PAS PRESIONIT NDËRKOMBËTAR
Artikulli tjetërZGURI: ASNJË PËRPJEKJE PËR NJË VLERËSIM LIGJOR TË DEKRETIT