Organizata Qëndresa Qytetare ka ndërmarrë një nismë për firmosjen e një peticioni me qëllim ofrimin e mensave për studentët në universitetet publike në Shqipëri. Kjo nismë u prezantua në Shkodër përpara një grupi përfaqësues të studentëve të universitetit “Luigj Gurakuqi” e cila më pas do t’i paraqitet 61 bashkive duke i kërkuar që të mundësojnë mensa me çmime të reduktuara.

Mensa për studentët e universiteteve është tejet e nevojshme shprehet Migen Qiraxhi i Qëndresës Qytetare në një kohë kur një student shpenzon 30% të buxhetit të tij vetëm për ushqimin duke qenë një kosto e lartë dhe deri diku e papërballueshme.

Aktualisht asnjë prej universiteteve në Shqipëri nuk ofron një mensë ushqimore për studentët duke qenë sipas organizatës Qëndresa Qytetare një mangësi e madhe që duhet ofruar si shërbim sa më shpejt.

Artikulli paraprakLEZHË, ZJARRI SHKRUMBON MAGAZINËN
Artikulli tjetërSENSIBILIZIM NDAJ KANCERIT TË GJIRIT